Reperi AZET tërhiqet përkohësisht nga muzika: “Do të kthehem më i fortë se kurrë”

by engel

Reperi i njohur me prejardhje shqiptare, AZET, ka befasuar fansat e tij me një njoftim të papritur. Përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika për arsye familjare.

Artisti, i cili ka fituar famë të madhe në skenën gjermanofolëse dhe është shumë i dashur edhe nga publiku shqiptar, konfirmoi se të gjitha koncertet e planifikuara për këtë vit janë anuluar.

banner

“Fatkeqësisht duhet ta anuloj shfaqjen e planifikuar më 19 shtator si dhe koncertet e tjera për këtë vit, për arsye familjare. Më vjen shumë keq, sepse isha i gëzuar për të ju parë dhe kisha shumë dëshirë t’i mbaja këto koncerte. Aktualisht nuk është e mundur për mua që t’i realizoj ato”, ka shkruar reperi.

Megjithatë, AZET solli edhe lajme pozitive për fansat. Ai konfirmoi se më 19 shtator do të publikohet albumi i tij i ri “Playboys im AMG”, si dhe një këngë e fundit me një bashkëpunim surprizë, që sipas tij nuk është parë më parë.

“Prandaj më duhet tani për tani të tërhiqem për një kohë. Do të kthehem më i fortë se kurrë! Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”, shtoi ai.

Tërheqja e përkohshme e AZET-it vjen në një periudhë kur karriera e tij është në kulmin e suksesit, gjë që e bën këtë vendim edhe më të ndjeshëm për fansat e shumtë që e ndjekin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy