Albin Kurti: Qeveria mbulon shpenzimet për çerdhe për familjet me asistencë sociale

by engel

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria do të mbulojë shpenzimet e pagesës dhe transportit për çerdhe për familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale që kanë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç.

Masa do të zbatohet në komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Ferizaj, Lipjan, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Graçanicë, Drenas, Shtime, Suharekë dhe Klinë.

banner

“Qasja e barabartë e fëmijëve në edukim të hershëm është themeli për një shoqëri të barabartë. Ky është edhe një tjetër lehtësim për prindërit, dhe një tjetër mbështetje për familjet,” ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Afati i aplikimit online për përfituesit është i hapur deri më 21 shtator në platformën zyrtare: ekosova.rks-gov.net/596

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy