Super Kosova e mposht Suedinë

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

“Dardanët” fituan 2-0 ndaj kombëtares së Suedisë në “Fadil Vokrri”.

banner

Golin e parë në ndeshje e shënoi Elvis Rexhbeçaj në minutën e 26-të.

Mesfushori dardan shënoi pas një asistimi të hatashëm nga Dion Gallapeni, në një kundërsulm të shpejt.

Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Vedat Muriqi, po ashtu pas një kundërsulmi, me një kombinim të mirë me Albion Rrahmanin.

Kështu përfundoi pjesa e parë, teksa edhe në të dytën nuk pati ndryshime në rezultatin përfundimtar.

Kosova u mbajt për 45 minuta, madje edhe krijoi disa raste të mira shënimi.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Lindon Emërllahu u ndëshkua me të kuq.

Kështu, me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve, pas dy ndeshjeve, duke zënë vendin e dytë në tabelë, pas Zvicrës.

Ndeshjet e ardhshme, Kosova i luan në tetor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy