Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Suedisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Pas kësaj fitore u deklarua edhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, i cili u nda i kënaqur me paraqitjen e ekipit.

banner

Tekniku gjerman ndër të tjerash shpjegoi disa nga vendimet e tij në këtë ndeshje, si ai i zëvendësimit të Baton Zabërgjës me Ilir Krasniqin dhe mënyrën se si Kosova e neutralizoi me plot sukses Viktor Gyokeres dhe bashkëlojtarët.

“Shumë krenar me ekipin, ka luftuar për 90 minuta dhe kemi luajtur mirë në ofenzivë. Pas humbjes i kam thënë skuadrës se do të kemi mundësi për fitore të re. Mendoj se i gjithë futbolli i Kosovës mund të jetë krenar me atë që kemi treguar”.

“Vendosëm të luajmë me dy sulmues, pasi Suedia vendosi të luajë me tre sulmues. Florent Muslijën e kishim si lojtar kreativ, ndërsa në sulm ishin Vedati e Albion Rrahmani”.

“Ishim të detyruar të luajmë me pesë mbrojtës për shkak të sulmit të Suedisë. Startuan Gyokeres e Elanga, ndërsa më pas luajti edhe Isak”.

“Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga gjithë skuadra. Mbrojtësit i kanë ruajtur hapësirat shumë mirë”.

“Baton Zabërgja është dashur të startojë, por është lënduar në momentin e fundit. Pësoi lëndim muskulor gjatë nxemjeve, kështu u aktivizua Ilir Krasniqi. Edhe me Batonin kemi planifikuar të luajmë me pesë mbrojtës”.

“Kemi planifikuar që t’i ikim presionit të Suedisë me pasime sa më të shpejta. Sidomos me Albionin e kishim këtë plan. E kemi ditur se nga loja një kundër një mund të kishim raste për gol”, ka thënë Foda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy