Reagim diplomatik pas kritikave ndaj Kushtetueses: Ambasada Gjermane kërkon respekt dhe përmbajtje

by engel

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka reaguar publikisht ndaj sulmeve të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti në adresë të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë thirrje për respektimin e pavarësisë gjyqësore dhe ndaljen e ndërhyrjeve politike.

Në deklaratën zyrtare për media, ambasada thekson se pavarësia juridike është një gur themeli i sundimit të ligjit dhe paralajmëron se sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë cenojnë funksionimin demokratik të shtetit.

banner

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale,” thuhet në reagimin e ambasadës.

Ky qëndrim vjen pas një sërë deklaratash publike nga zyrtarë të VV-së, të cilat kanë vënë në pikëpyetje vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Ambasada Gjermane ka nënvizuar se respektimi i pavarësisë së gjyqësorit është parakusht për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për ruajtjen e besimit publik në institucionet demokratike.

Ky reagim diplomatik shton tensionet mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, në një periudhë kur vendimet e Kushtetueses kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në çështje të ndjeshme politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy