Aktakuzë ndaj Faruk Mujkës për tjetërsim prone – Prokuroria Speciale dorëzon dosjen në Gjykatë

by engel

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, për një rast që lidhet me tjetërsimin e një prone publike në Mitrovicë.

Burime të VOX Kosova brenda Prokurorisë konfirmojnë se aktakuza tashmë është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

banner

Mujka dyshohet se ka kryer veprën penale gjatë kohës kur mbante postin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Në vitin 2021, ai kishte nënshkruar një vendim që mundësonte përfshirjen në rendin e ditës të Kuvendit Komunal të diskutimit dhe votimit për tjetërsimin e një prone në qendër të qytetit.

Për këtë rast, dy vjet më parë, Mujka ishte arrestuar së bashku me Hysen Muzliukajn, ish-drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë.

Pas lirimit, Mujka u emërua kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, ndërsa Muzliukaj u bë këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Dosja e ngritur nga Prokuroria Speciale rikthen në vëmendje dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe menaxhimin e pronës publike, duke hapur një kapitull të ri ligjor për një figurë të njohur në administratën lokale dhe politike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy