IKD: Mbajtja e dy funksioneve pas vendimit të Supremes përbën vepër penale – kërkohet veprim nga Prokuroria

by engel

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Moszbatimi i vendimeve gjyqësore – Paligjshmëria e Qeverisë Kurti dhe abuzimi me ushtrues detyre”, ku thekson se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Supreme përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës.

Sipas IKD-së, pas vendimit të Supremes që ndalon mbajtjen e njëkohshme të pozitës së anëtarit të Qeverisë dhe deputetit të Kuvendit, vazhdimi i kësaj praktike nga Qeveria në detyrë është i kundërligjshëm dhe përbën keqpërdorim të pozitës zyrtare.

banner

Në raport, IKD kritikon qëndrimin e Qeverisë, e cila pretendon se ka zbatuar vendimin e Supremes përmes një udhëzimi administrativ specifik. Sipas institutit, ky interpretim është i pavlefshëm, pasi vendimi i Supremes përmban një qëndrim juridik që ka fuqi përtej rastit konkret dhe nuk mund të anashkalohet me zgjidhje teknike.

Gjykata Supreme ka deklaruar se ushtrimi paralel i funksioneve ekzekutive dhe legjislative është në kundërshtim me ligjin. IKD paralajmëron se kjo shkelje mund të sjellë pasoja penale dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga Prokurori i Shtetit për të qartësuar përgjegjësinë ligjore.

Aktualisht, çështja po trajtohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar më 8 maj 2025 gjithsej 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrave që njëkohësisht ushtrojnë funksionin e deputetit.

Deri më tani, nuk ka pasur njoftim zyrtar mbi ecurinë e këtyre kallëzimeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy