Shqipëria qendra e Futbollit Evropian për tre ditë

by engel

Shqipëria po përgatitet të mirëpresë një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit evropian, duke u shndërruar për tre ditë në epiqendrën e vendimmarrjes së UEFA-s. Për herë të parë në histori, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tiranë, nën mikpritjen e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), nga 10 deri më 12 shtator.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, pritet të mbërrijë pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga kreu i FSHF-së, Armando Duka. Mbledhja zyrtare e Komitetit Ekzekutiv do të zhvillohet më 11 shtator, nga ora 14:00 deri në 17:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.

banner

Në mëngjesin e së enjtes, në orën 09:00, do të organizohet një festival futbolli për fëmijë, pjesë e programit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 100 fëmijë nga shkollat lokale, si dhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljosha Asanoviç, së bashku me ish-lojtarë dhe personalitete vendase.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv do të trajtojë disa çështje kyçe për të ardhmen e futbollit evropian:

  • Caktimi i vendeve pritëse për finalet e UEFA Champions League 2027, UEFA Women’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Women’s Futsal EURO 2027
  • Shpërblimet për finalet e UEFA Women’s Nations League 2025
  • Miratimi i rregulloreve për Kampionatin Europian të Futsalit për vajza
  • Rregulloret e fazës kualifikuese për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028

Ndërsa nuk janë planifikuar aktivitete mediatike rreth mbledhjes, UEFA do të publikojë një njoftim zyrtar pas përfundimit të saj. Një zonë e dedikuar për median do të jetë e hapur gjatë festivalit të fëmijëve, duke lejuar xhirime dhe fotografi.

Ky takim përfaqëson një moment kulmor për futbollin shqiptar, duke e vendosur vendin në qendër të hartës strategjike të UEFA-s. Për FSHF-në, është një dëshmi e rritjes së besimit dhe ndikimit në arenën ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy