Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një lajm pozitiv për të moshuarit e kryeqytetit.
Ai ka njoftuar se, për herë të parë, në qendrat ditore për të moshuar do të ofrohet mëngjes falas.
“Për herë të parë në kryeqytet – mëngjes falas në hapësirat e qendrave ditore për të moshuar. Prishtina përtej çka po hajmë sot”, tha Rama në një video të publikuar në Facebook.