Kriza në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë dramatike, teksa Izraeli ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të qytetit të Gazës dhe ka lëshuar një ultimatum të ashpër ndaj Katarit, duke kërkuar dëbimin e liderëve të Hamasit nga territori i tij.
Kryeministri Benjamin Netanjahu paralajmëroi se nëse shtetet që strehojnë drejtuesit e Hamasit nuk veprojnë, Izraeli do të marrë masa vetë.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale dhe të konfirmuar nga mediat izraelite, Netanjahu e krahasoi sulmin e Hamasit më 7 tetor me atentatet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA.
“Ne po u shkojmë pas terroristëve që kryen masakrën e 7 tetorit. Katarit i them: dëbojini ata, ose nxirrini para drejtësisë. Nëse nuk e bëni ju, ne do ta bëjmë,” tha ai.
Ushtria izraelite (IDF) ka urdhëruar largimin e menjëhershëm të banorëve nga Gaza City, duke paralajmëruar një “uragan të fuqishëm” bombardimesh dhe një ofensivë tokësore për të shkatërruar bastionet e Hamasit.
Sipas raportimeve, gjysma e qytetit është tashmë nën kontrollin e forcave izraelite, ndërsa mbi 200 mijë palestinezë janë zhvendosur, me vlerësime që flasin për afro 1 milion banorë të pranishëm para ofensivës.
Shumica e të zhvendosurve jetojnë në tenda dhe strehimore pa ujë, ushqim apo ndihmë mjekësore. Banorët e Gazës sfidojnë urdhrat për evakuim, duke kërkuar që liderët e Hamasit të kthehen nga Katarit dhe të përballen me pasojat. “Ne nuk do të largohemi. Kjo është toka jonë,” tha një banor për BBC.
Izraeli ka konfirmuar se ka kryer një sulm ajror në Doha, duke synuar zyrtarë të Hamasit që ndodheshin në një takim për negociata. Katarit e ka quajtur veprimin një “akt barbar dhe terrorizëm shtetëror” dhe ka paralajmëruar se kjo ka vrarë çdo shpresë për lirimin e pengjeve.
Sulmi ndaj Katarit ka shkaktuar reagime të ashpra nga vendet arabe dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili e cilësoi si “shkelje flagrante të sovranitetit”. Ndërkohë, evakuimi i Gazës është cilësuar nga organizatat ndërkombëtare si një “krizë e krijuar nga njeriu” dhe një akt që mund të përmbushë kriteret ligjore të gjenocidit.
Përpjekjet për një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA dhe Katar kanë dështuar, ndërsa Netanjahu ka refuzuar çdo marrëveshje që nuk përfshin dorëzimin e plotë të Hamasit dhe lirimin e pengjeve.