Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se përgatitjet për nisjen e fushatës zgjedhore janë në përfundim e sipër dhe se ekipi i tij është i gatshëm për të hyrë fuqishëm në garën zgjedhore.
“Gjithçka gati nga kampi i fitores! ✌🏻”, shkruan Ahmeti, duke paralajmëruar një fillim të fuqishëm të fushatës.
Hapja zyrtare e fushatës do të bëhet të shtunën, më 13 shtator, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00. Ahmeti ftoi qytetarët dhe përkrahësit që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje, e cila shënon nisjen e rrugëtimit elektoral për mandatin e radhës.