Zafir Berisha: Qëllimi i Gjykatës Speciale është barazimi i UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë

by informim peje

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka folur rreth qëndrimit të tij ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një mekanizëm me prapavijë politike dhe qëllime të dëmshme për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Berisha tha se themelimi i Gjykatës ka pasur për synim barazimin e luftës së UÇK-së me agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

banner

“Fillesa e kësaj Gjykate ka qenë natyrisht me prapavijë politike. Unë atëherë, si deputet, kam qenë jo vetëm kundër, por shumë i ashpër edhe me disa nga miqtë e mi, bashkëluftëtarë, përfshirë edhe presidentin Thaçi. Edhe atëherë, edhe sot mendoj që kjo Gjykatë ka një qëllim: barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se për të arritur këtë qëllim, po përdoren metoda që, sipas tij, i ngjajnë sistemeve komuniste.

“Dhe për me arrit me dënu luftën e pastër të UÇK-së, natyrisht duhet me u përdor metodat e sistemeve komuniste,” tha Berisha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy