Aksion i Policisë në tri komuna veriore: Bastisje dhe sekuestrim armësh e municioni

by informim peje

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli në tri komuna veriore të vendit: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Si rezultat i këtij operacioni, janë kryer disa bastisje dhe janë konfiskuar armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

banner

Në Zveçan, gjatë kontrollit në një lokacion të dyshuar, policia ka sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike, 56 detonatorë elektrikë, katër karikatorë, 700 fishekë dhe dy bajoneta. Lidhur me këtë rast, është arrestuar një person.

Gazetari Urall Boshnjaku, në një lidhje direkte për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, raportoi se bastisje janë kryer në të tri komunat veriore.

“Janë kryer disa bastisje në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në të gjitha këto lokacione, policia ka zhvilluar hetime, por nuk ka pasur arrestime të tjera, përveç një personi 73-vjeçar, te i cili është gjetur dhe konfiskuar municion i shumtë”, theksoi Boshnjaku.Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli në tri komuna veriore të vendit: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy