Pas akuzave të Osmanit, Prokuroria Speciale: Asnjë gazetar nuk është nën hetim

by informim peje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mohuar se ndonjë gazetar është nën hetim, pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila akuzoi disa gazetarë për lidhje me Milan Radoiçiqin dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, për Dukagjinin bëri të ditur se nuk ekziston asnjë procedurë hetimore apo rast i hapur që përfshin gazetarë.

banner

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, ka njoftuar Luta.

Në një postim Osmani shkroi se “disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë)…”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy