Për pezullimin nga SHBA-ja të Dialogut Strategjik me Kosovën, ka reaguar edhe gazetarja e mirënjohur kosovare që jeton dhe vepron në SHBA, Arbana Xharra
Xharra në një shenim të saj në rrjetin social ka shkruar se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve dhe deklaratave të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Tutje Xharra ka shkruar se ky është një sinjal i qartë se marrëdhëniet me aleatin tonë më të madh janë fute në krizë. E kjo është shunë shqetësuese.
“Pas gjithë sakrificës për të ndërtuar shtetin që pa ndihmën vendimtare të Amerikës nuk do të ishte arritur kurrë, Kosova po përballet sot me një regres të paimagjinuar. Albin Kurti udhëhiqet nga ideologji me rrënjë komuniste, të cilat e kanë larguar Kosovën nga partneriteti strategjik me SHBA-të. Këtë agjendë nuk ka provuar ta fsheh asnjëherë!”, ka shkruar në fund gazetarja Arbana Xharra/Informim.net

