Fund i aventurës së Onanës në “Old Trafford”: portieri huazohet në Turqi

by jonzefaj

Portieri i Manchester Unitedit Andre Onana i është bashkuar skuadrës ture Trabzonspor në formë huazimi për sezonin 2025/26.

29-vjeçari ka dëshpëruar keq që prej kalimit te Unitedi nga Interi, kurse këto javët e fundit e humbi edhe vendin titullar te “Djajtë e Kuq”.

banner

Unitedi përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar largimin e portierit kamerunas.

“Portieri i Manchester Unitedit Andre Onana i është bashkuar Trabzonspor në formë huazimi për sezonin 2025/26”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kujtojmë, Onana zhvilloi 102 paraqitje për Unitedin që kur iu bashkua nga gjiganti italian Inter në korrikun e vitit 2023.

Në vitin e parë, Onana ishte pjesë e suksesit të Unitedit që e fitoi FA Cup, me një triumf 2:1 ndaj Manchester Cityt në “Wembley Stadium”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy