I pret kokën shefit dhe ia hedh në një kontejner mbeturinash

by informim peje

Skena filmash horror u zhvilluan në një motel në Dallas, ku një punonjës, shtetas kuban i paligjshëm, sulmoi menaxherin me një hanxhar, duke i prerë kokën para gruas dhe djalit të tij, dhe më pas ia hodhi në një kontejner mbeturinash.

Incidenti ndodhi të mërkurën, por vetëm tani është raportuar në rrjetet kombëtare si CNN.

banner

Policia raportoi se Yordanis Cobos-Martinez, 37 vjeç, po pastronte një dhomë me një koleg, i cili ishte dëshmitar i sulmit. Gruaja tha se Cobos-Martinez u zemërua kur menaxheri, 50-vjeçari Chandra Nagamallaiah, me origjinë indiane, e përdori atë për të përkthyer kërkesën e tij për të mos përdorur një lavatriçe të prishur, në vend që t’i fliste drejtpërdrejt.

Videoja e kamerave të sigurisë tregon Cobos-Martinez duke dalë nga dhoma e motelit, duke nxjerrë një hanxhar dhe duke sulmuar Nagamallaiah. Pasi viktima u përpoq të ikte, sulmi vazhdoi jashtë, para gruas dhe djalit të viktimës. Të dy u përpoqën të ndërhynin dhe të ndalonin sulmuesin, por pa sukses.

Pastaj burri e shqelmoi kokën e prerë të Nagamallaiah në parking, pastaj e mori dhe e hodhi në një kontenier mbeturinash.

Të dhënat publike e lidhin Cobos-Martinez me krimet e kryera në Hjuston, Kaliforni dhe Florida.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy