Protesta për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, shqiptarët mblidhen edhe para Gjykatës Speciale

by informim peje

Nga ora 14:00 do të nisë protesta për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Protesta pritet të mbahet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – jo te Gjykata Speciale sepse një gjë e tillë nuk është lejuar për arsye të sigurisë. Por pavarësisht kësaj, disa qytetarët janë mbledhur edhe para Gjykatës Speciale.

banner

“O Hashim ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”, ka qenë brohoritja e vazhdueshme pranë kësaj Gjykate.

Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës. Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy