Deputetja Musliu drejt Hagës për të kërkuar drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së

by informim peje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është nisur për në Hagë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga mërgata shqiptare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Musliu njoftoi shkurtimisht për qëllimin e udhëtimit të saj:

banner

“Drejt Hagës, për të kërkuar drejtësi,” shkroi ajo.

Protesta pritet të mbahet pranë ambienteve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku qytetarë nga diaspora dhe figura publike po kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, shkruan Informim.net.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy