Dëmtimet “shkatërrojnë” Barcelonën: Gavi jashtë, në listë edhe Yamal e De Jong

by informim peje

Që nga muaji gusht, Gavi nuk është ndier mirë fizikisht. Fillimisht, klubi i Barcelonës publikoi një deklaratë të shkurtër, ku thuhej vetëm se lojtari ishte dëmtuar – pa dhënë detaje mbi natyrën e lëndimit apo kohëzgjatjen e mungesës së tij.

Prej atëherë, mesfushori nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe i është nënshtruar një trajtimi konservativ, ndërsa mundësia për ndërhyrje kirurgjikale mbetet ende një opsion i hapur.

banner

Të premten, klubi për herë të parë doli publikisht me më shumë transparencë, duke sqaruar situatën.

Aktualisht, Gavi po trajtohet pa ndërhyrje kirurgjikale, por do të zhvillohet një takim tjetër për të vlerësuar përfundimisht gjendjen e tij. Ajo që dihet me siguri është se ai nuk do të jetë i gatshëm për Barcelonën të paktën deri pas pushimit të ardhshëm të ndeshjeve ndërkombëtare.

Disponueshmëria e tij për El Klasikon ndaj Real Madridit, më 26 tetor, është shumë e pasigurt. Rikthimi në fushë parashikohet të ndodhë pas rreth një muaji e gjysmë, gjë që e bën pjesëmarrjen në sfidën e madhe shumë të vështirë.

Përkundër spekulimeve, Gavi nuk ka pësuar rikthim të dëmtimit të mëparshëm. Kujtojmë se ai u dëmtua rëndë me ekipin kombëtar në fund të vitit të kaluar, duke pësuar këputje të ligamentit dhe dëmtim në menisk, për të cilat iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe qëndroi jashtë për gati një vit.

Megjithatë, dëmtimi aktual është i ri dhe, ndonëse ndodhet në të njëjtin gju – atë të djathtë – nuk ka lidhje me dëmtimin e mëparshëm.

Ky zhvillim përbën një pengesë serioze për trajnerin Hansi Flick, i cili kishte planifikuar një rol kyç për Gavi në sezonin aktual, pas një forme jo optimale sezonin e kaluar. Rikthimi në ritëm ka qenë i vështirë për të, dhe tani me rritjen e intensitetit të ndeshjeve për shkak të Ligës së Kampionëve dhe dy ndeshjeve në javë, situata bëhet edhe më sfiduese.

Barça do të rikthehet në fushë këtë të diel pas pauzës ndërkombëtare, me kalendar gjithnjë e më të ngjeshur. Flik do të duhet të menaxhojë me kujdes minutat e lojtarëve të tij në këtë periudhë të mbingarkuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy