Ministri izraelit sulmon kryeministrin spanjoll: “Pedro Sanchez është një turp për Spanjën”

by informim peje

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar e quajti kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe qeverinë e tij një turp për vendin, pas protestave pro-palestineze në Madrid të dielën.

Reagimi vjen pas qëndrimit të fundit të Spanjës dhe anulimit të xhiros çiklistike për shkak të një manifestim të madh në mbështetje të Palestinës.

banner

“Disa ditë më parë, kryeministri spanjoll shprehu keqardhje që nuk kishte një bombë atomike për të ‘ndaluar’ Izraelin. Sot, ai u bëri thirrje protestuesve të dilnin në rrugë. Një turmë pro-palestineze i kushtoi vëmendje sloganeve nxitëse dhe ndërpreu garën çikliste Vuelta.

Si rezultat, një ngjarje sportive që ka qenë gjithmonë një burim krenarie për Spanjën është anuluar. Pedro Sanchez dhe qeveria e tij janë një turp për Spanjën”, shkroi Sa’ar në X.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy