”Pavarësinë do ta keni, por fillimisht shpëtojeni popullin”, Rubin tregon për negociatat me UÇK-në

by informim peje

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmoi në Gjykatën Speciale në Hagë se si ai, dhe Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright negocionin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Rambuje, për ts bindur Hashim Thaçin që ta nënshkruante marrëveshjen.

Rubin tha se Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së dhe se detyrohej të konsultohej me persona të tjerë për miratimin e vendimeve.

banner

Ai tha se Thaçi ishte pragmatik, por brenda të tijëve kishte më ekstremistë.

“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, tha Rubin.

Ai përmendi se kur shumica vendosi ta përqafonte mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy