Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”/ Akoma nuk dihet fati i “betimit” të ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella

by informim peje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e qeverisë së re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

banner

Në një njoftim për medie nga zyra e shtypit e Presidencës, bëhet e ditur se ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.

“Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.”

Presidenti Begaj dekretoi:

  1. Emërimin e Këshillit të Ministrave;
  2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
  4. Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  5. Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
  6. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
  7. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
  8. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
  9. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
  10. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
  11. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
  12. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
  13. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  14. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
  15. Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
  16. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
  17. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

“Ministrja” Diella nuk është përfshirë në këtë dekret pasi më 12 shtator kur Begaj dekretoi kryministrin Edi Rama në dekretin e firmosur nga Begaj, në nenin 2 shkruhej “Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit te inteligjencës artificiale Diella”./oranews

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy