Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka vrarë tre persona gjatë një tjetër goditjeje vdekjeprurëse ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare pranë Amerikës së Jugut. Sipas pretendimeve, anija po “transportonte narkotikë të paligjshëm” nga Venezuela. Lajmin e bëri të ditur Presidenti Donald Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social të hënën.
“Këtë mëngjes, me urdhrin tim, Forcat Ushtarake të SHBA-së ndërmorën një GODITJE të DYTË kinetike ndaj karteleve jashtëzakonisht të dhunshme të trafikut të drogës dhe narkoterroristëve të identifikuar qartë, në zonën e përgjegjësisë së SOUTHCOM,” shkroi Trump.
Sipas tij, sulmi ndodhi ndërsa “këta narkoterroristë të konfirmuar nga Venezuela ndodheshin në ujëra ndërkombëtare duke transportuar narkotikë të paligjshëm – një armë vdekjeprurëse që helmon amerikanët – me destinacion SHBA-në.”
“Këto kartele jashtëzakonisht të dhunshme të trafikut të drogës përbëjnë një kërcënim për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, politikën e jashtme dhe interesat jetike të vendit tonë,” shtoi ai.
Sipas deklaratës së Trump, goditja rezultoi me vrasjen e tre burrave të identifikuar si terroristë aktivë, ndërsa asnjë forcë amerikane nuk u lëndua gjatë operacionit.