Kovac para sfidës Juventus–Dortmund: “Respektojmë Juven, do të jetë një ndeshje e ekuilibruar”

by engel

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, ka folur për mediat në prag të supersfidës së Champions League kundër Juventusit, duke theksuar se pret një përballje të fortë dhe të balancuar.

“Të dyja skuadrat janë në formë të mirë: Juventusi ka nëntë pikë në kampionat, ne kemi shtatë. Janë dy ekipe me shumë cilësi dhe kjo është vetëm ndeshja e parë e Champions-it. Ata do të luajnë në shtëpi, ne në transfertë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Respektojmë Juven, ashtu siç edhe ata na respektojnë ne. Do të jetë një sfidë e ekuilibruar, e shohim se çfarë do të ndodhë,” – tha Kovac për Sky.

banner

Tekniku kroat konfirmoi gjithashtu se disa probleme fizike nga sezoni i kaluar vijojnë të ndikojnë te skuadra e tij. “Na mungon Gross që është i sëmurë, ndërsa Anselmino ka mbetur në shtëpi. Megjithatë, formacioni do të jetë i njëjtë si në ndeshjen kundër Heidenheim-it, sepse kam besim tek lojtarët e mi,” – shtoi ai.

Dortmund do të përballet me Juven në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendje të madhe, pasi të dy klubet synojnë një start pozitiv në fazën e grupeve të Champions League.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy