Skuadrat e Manchesterit në garë për transferimin e yllit të Inter

by jonzefaj

Derbi i Manchesterit në merkaton e janarit.

“Football Insider” raporton se e ardhmja e Denzel Dumfries do të jetë në Premier League. Kontrata e holandezit me Interin skadon në vitin 2028 dhe deri tani nuk ka shenja për një rinovim mes palëve.

banner

Për mbrojtësin e djathtë holandez ka interes të madh nga disa ekipe të Premier League, por në krye të listës janë dy ekipet e Manchesterit.

Të dy ekipet në fjalë kanë probleme në krahun e djathtë dhe Dumfries duket profili i duhur për të mbuluar këtë pozicion.

29-vjeçari u përfol për një largim të mundshëm nga Interi gjatë merkatos së fundit, ku u përmend shumë Barcelona.

Por, katalanasit nuk janë në gjendje të mirë financiare për të paguar shifrën e kërkuar nga Inter. Klubi zikaltër do ta linte të lirë holandezin për një shifër 45-50 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy