Bajrami: Rubin me dëshmi autentike rrëzoi konstrukcionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

by Nexhat

Akademik Arsim Bajrami e ka vlerësuar si historike dëshminë e ish-diplomatit James Rubin para Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije se dëshmia e Rubin përbënte një rrëfim autentik të qeverisë amerikane mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se Rubin ka rrëzuar konstrukcionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të ashtuquajturën “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

“Kjo dëshmi ishte historike, sepse përbënte një rrëfim autentik të Rubin dhe të qeverisë amerikane mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me argumente të fuqishme dhe të pa kundërshtueshme, Rubin rrëzoi konstrukcionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të ashtuquajturën “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Gjatë tri ditëve të dëshmisë së tij, Rubin tregoi në mënyrë autentike rolin e Presidentit Hashim Thaçi në ndërtimin e paqes dhe krijimin e partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet perëndimore. Duke qenë një nga anëtarët të delegacionit kosovar në Konferencën e Rambujesë, në cilësinë e këshilltarit ligjor, e vlerësoj se kjo dëshmi do ta bindë trupin gjykues që ta rikthejë procesin gjyqësor në bazamentin e tij real – të mbështetet vetëm në drejtësi dhe të vërtetën që Rubin shfaqi në këto tri ditë”, ka shkruar ai, duke u shprehur optimist edhe për deshminë e Poll Williams, i cili ka filluar sot.

“Jam i sigurtë se edhe miku im në Rambuje, Poll Williams me të cilin kemi punu bashkë tri javë në Rambuje, do të jepë dëshmi autentike për të vërteten e Rambujesë dhe rolit të Thaçit në ketë proces. Nëse synohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, kam bindjen e thellë – si jurist karriere – se ky proces do të përfundojë me një aktgjykim lirues”, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy