Sanksionet dhe raportet me SHBA-në / ‘Ofensiva’ e Lumir Abdixhikut, nga e mërkura nis këto takime

by informim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka njoftuar se që nga e mërkura do të nis disa takim me shtresa të ndryshme të shoqërisë, siç ka thënë ai për të parandaluar edhe më tej shkatërrimin e raporteve me SHBA dhe BE.

Ai ka shkruar në Facebook se nga e mërkura, do të organizojë katër takimeve të para dhe atë me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish diplomatë dhe biznese nga sektori privat në vend.

“Javën e shkuar kam shpalosur idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj – dhe së këndejmi, rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë sonë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Javën e shkuar kam shpalosur idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj – dhe së këndejmi, rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë sonë.

Kam ftuar për angazhim të përbashkët të shoqërisë sonë, atyre që besojnë në Republikën e Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik, në artikulimin e qartë të kësaj rruge. Kam ftuar në angazhim mbipartiak e përtejpartiak si thirrje e fundit ndaj zhvillimeve të kohës.

Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vet akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur.

Nga e mërkurja, do të organizojmë katër takimeve të para; dhe atë me:I. Opinionistë e gazetarë;II. Organizata të shoqërisë civile;III. Profesorë universitarë e ish diplomatë; dheIV. Biznese nga sektori privat në vend.Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror.Kosova mundet më mirë.Kosova meriton më shumë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy