Moore: Ndërprerja e Dialogut Strategjik u bë për shkak të veprimeve negative të Kurtit, jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe ndaj Kosovës

by Nexhat

Ish-diplomati amerikan, Jonathan Moore, ka thënë se vendimi i SHBA-së për të pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën vjen si pasojë e faktit se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk po e bën punën e tij dhe se ka sjellje shumë negative.

Moore thotë se këto sjellje negative nga Kurti po bëhen jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe ndaj Kosovës.

banner

“Ky është rezultat i sjelljes si të z.Kurti ashtu edhe të të tjerëve në nivel të lartë në Kosovë”, ka thënë Moore.

Ai tutje ka thënë se si pasojë e mos reflektimit të Albin Kurtit, përfshirë edhe ndaj kërkesave të ish-ambasadorit Jeff Hovenier, raportet në mes të SHBA-së dhe Kosovës janë shumë të këqija tani kur Trump është rikthyer në pushtet.

“Por tre e më shumë vjet pa përparim sepse Kurti në cilësinë e tij si Kryeministër nuk donte të reagonte pozitivisht, ai nuk e bëri punën e tij, dhe pasojat e kësaj janë që marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Prishtinës janë shumë të këqija edhe tani në administratën Trump”, ka thënë Moore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy