Vizita e dytë mbretërore: Trump s’mund t’i rezistonte një komenti për Princeshën Kate – Ja çfarë i tha

by informim peje

Princ William dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton, përshëndetën të mërkurën Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, në një takim zyrtar në Kështjellën Windsor.

Çifti presidencial amerikan mbërriti në Britani me avionin presidencial Air Force One, ku pas zbritjes u mirëpritën nga anëtarët e familjes mbretërore britanike me një shtrëngim duarsh ceremonial.

banner

Sipas burimeve të “The Independent”, gjatë takimit, presidenti Trump iu drejtua Princeshës Kate me fjalët:

“Je kaq e bukur, kaq e bukur”.

Kjo ishte hera e parë që Trump takohej me Kate që nga vizita e tij e fundit shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018.

Ky takim e vendos Donald Trump-in si udhëheqësin e parë politik të zgjedhur në kohët moderne që pritet dy herë nga një monark britanik. Kujtojmë se në vitin 2019, ai u prit nga Mbretëresha Elizabeth II, gjyshja e Princit William, në një vizitë që pati rëndësi të veçantë në marrëdhëniet SHBA–Mbretëri e Bashkuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy