Imri Ahmeti: Nga Krojmiri, me përkrahje masive dhe energji të re, drejt fitores së madhe!

by Nexhat

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që po kërkon edhe një mandat në krye të komunës së Lipjanit si kandidat i LDK-së për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në mbrëmje ka qëndruar në fshatin Krojmir, ku është pritur masovikisht nga banorët e këtij fshati

Ahmeti e quajti Krojmirin si fshatin e trimave, dëshmorëve dhe martirëve, ku historia dhe sakrifica gërshetohen me krenari e dinjitet.

banner

“Në Krojmir po ndërtohet Kulla e Veteranëve të UÇK-së, si një monument i lavdisë sonë kombëtare, ndërkohë që janë realizuar edhe projekte të rëndësishme infrastrukturore që e bëjnë më të lehtë jetën e banorëve” tha kreu i Lipjanit

Tutje ai në shënimin e tij në rrjetin social tha se : “Dajt na mirëpritën me zemër të hapur dhe me përkrahjen e tyre të fuqishme treguan qartë besimin dhe vendosmërinë për vizionin tonë përpara”

Nga Krojmiri, me përkrahje masive dhe energji të re, drejt fitores së madhe!

Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy