Rexhaj: LDK-ja është bërë vrojtuese në Kuvend, as opozitën nuk e bën

by Nexhat

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë mundësi të formojë koalicion me PDK-në, duke theksuar se nuk ka përshtatshmëri në asnjë aspekt midis dy subjekteve.

Ai po ashtu tha se LVV-ja ka tentuar fillimisht të krijojë një koalicion me LDK-në, por sipas tij, kjo ka qenë e pamundur për shkak të refuzimit të LDK-së.

banner

Deputeti kritikoi gjithashtu LDK-në duke thënë se partia “është bërë vrojtuese” dhe nuk po merr pjesë në vendimmarrje.

Ai shtoi se LDK-ja nuk po bën as opozitë dhe nuk po jep një qëndrim të qartë politik.

“LVV-ja nuk ka asnjë mundësi koalicioni sepse nuk ka përshtatshmëri në asnjë aspekt [për PDK]… LVV-ja ka tentuar në fillim gjë që tani po e shoh që po shkon drejt së pamundurës, një koalicion me LDK-në. Kemi hasur në një refuzim domethënë mendoj edhe kokëfortë edhe arrogantë. Mendoj që nëse sot e pyet LDK-në a shkon më VV apo PDK, del ajo që ka thënë Konjufca as mish as peshk sepse ata nuk vijnë as me ne nuk shkojnë as atje.

LVV-ja asnjëherë në historikun e saj nuk ka qenë vrojtuese. Ajo çka vërej sot te LDK-ja është që është bërë vrojtuese vjen në Kuvend nuk merr pjesë thotë Kosovës bëni çka doni. A je subjekt politik, a ke mendim politik, na thuaj mendimin, don me qenë në opozitë bëje opozitën, as opozitën nuk e bën”, ka deklaruar Rexhaj në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy