Mos ndikoni te rinia! – këngëtarja e njohur tregon kërcënimet që mori pasi iu përkushtua fesë

by informim peje

Këngëtarja e njohur Shkëndije Muja ka ndarë me publikun një prej vendimeve më të rëndësishme të jetës së saj: tërheqjen nga muzika për t’iu përkushtuar besimit fetar.

Në një intervistë për emisionin “Dita Jonë”, ajo ka treguar se ky ndryshim nuk ka qenë i lehtë, por ka ardhur si rezultat i një kërkimi të thellë shpirtëror dhe bindjeje personale.

banner

“Kam pasur sfida, por Zoti është gjithmonë në anën e besimtarëve dhe ua lehtëson rrugën. Ai që mbështetet te Zoti do të jetë gjithmonë triumfues”, – u shpreh Muja duke theksuar se për të, kthimi te besimi ka qenë një hap drejt qetësisë së brendshme dhe qëllimit të jetës.

Por, vendimi për ta braktisur skenën muzikore nuk është pritur njësoj nga të gjithë. Muja rrëfen se ka qenë viktimë e paragjykimeve dhe kërcënimeve, veçanërisht për mesazhet që ajo ndan me publikun, të cilat kanë të bëjnë me besimin dhe udhëzimin shpirtëror të të rinjve.

“Ka pasur kërcënime që të ndalem, të mos përçoj mesazhe të tilla, të mos kem influencë te rinia, por kjo më ka bërë të jem edhe më e vendosur”, – deklaroi ajo.

Muja nënvizoi se pavarësisht sfidave, nuk do të tërhiqet nga rruga që ka zgjedhur, duke besuar se mesazhet që përçon janë të rëndësishme për shumë të rinj që kërkojnë kuptim, stabilitet dhe paqe të brendshme në një kohë të pasigurt.

“Nuk do të ndalem. Besimi më ka dhënë forcë, kurse përçimi i tij më jep përgjegjësi” përfundoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy