Aktakuzë për vrasje të dyfishtë në Kolovicë – tre nga katër të pandehurit në arrati

by informim peje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër katër personave të dyshuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 26 mars 2024 në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit në bashkëkryerje privuan nga jeta dy persona, E.G. dhe Z.G., në rrugën “Butrinti”, si dhe rrezikuan me dashje jetën e të tjerëve të pranishëm në vendngjarje.

banner

Aktualisht, Lum Halilaj ndodhet në paraburgim, ndërsa Ahmet Berisha, Naim Berisha dhe K.G. janë në arrati.

Prokuroria ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për të siguruar paraqitjen e të pandehurve në procedurë penale, por ata vazhdojnë të fshihen me qëllim shmangien e drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy