Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me gjyqtarin Zenel Leku, kryetar i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të Zgjedhjeve (PZAP).
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Delegacionit të BE-së në Facebook, ku thuhet se ambasadori Orav ritheksoi mbështetjen e plotë të BE-së për punën e PZAP, duke vlerësuar angazhimin e tij për një proces të drejtë dhe transparent, pavarësisht presioneve politike.
“Kjo është jetike për demokracinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane”, u shpreh ambasadori Orav gjatë takimit.
BE ka qenë një prej mbështetësve kryesorë të proceseve zgjedhore në Kosovë, duke theksuar vazhdimisht rëndësinë e institucioneve të pavarura në garantimin e standardeve demokratike.