Champions League: City – Napoli, rikthime të mëdha dhe duele të veçanta në “Etihad”

by engel

Sonte, stadiumi “Etihad” do të jetë skena e një prej përballjeve më të pritura të fazës së grupeve në Champions League, ku Manchester City pret kampionët e Italisë, Napoli.

Ndeshja ka një sërë historish në qendër të vëmendjes, që nga rikthimi i Scott McTominay dhe Kevin De Bruyne si kundërshtarë, te debutimi europian i Gianluigi Donnarumma me fanellën e City-t.

banner

Conte: “McTominay ishte një surprizë e madhe për ne”

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, foli me entuziazëm për mesfushorin skocez, i cili pas transferimit nga Manchester United verën e kaluar është shndërruar në një lider të vërtetë në Itali. McTominay shënoi 12 gola në Serie A dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i sezonit 2024/25.
“E njihja nga United dhe e kam pasur kundërshtar. Pyesja veten pse nuk po dominonte në Angli. Nuk besoja se do ta kishim mundësinë ta sillnim te Napoli. Tani është një lojtar vendimtar për ne dhe një djalë i shkëlqyer,” u shpreh Conte.

Guardiola për De Bruyne: “Një lojtar unik”

Pep Guardiola, në prag të ndeshjes, nuk fshehu emocionet për rikthimin e ish-kapitenit të tij Kevin De Bruyne, i cili këtë verë u transferua te Napoli pas një dekade të lavdishme në Manchester. 34-vjeçari është përshtatur shpejt në Serie A, ku ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e para.
“Është kënaqësi ta shoh përsëri, edhe pse si kundërshtar. Lojtarët e këtij niveli nuk kanë nevojë për kohë përshtatjeje. Ai ka talent, vizion, pasime dhe gola – është unik,” tha Guardiola.

Donnarumma gati për debutimin europian me City

Në anën tjetër, Gianluigi Donnarumma pritet të bëjë debutimin e tij në Champions League me fanellën e Manchester City. Portieri italian u transferua në ditën e fundit të merkatos nga PSG, pas ardhjes së Lucas Chevalier në Paris.
“Isha i bindur që City ishte zgjedhja ime e vetme. Klubi dhe trajneri më dhanë besim dhe kjo më bëri të mos hezitoj. Tani dua të përmirësohem, sidomos në lojën me këmbë, sepse me Guardiolën kam trajnerin ideal për këtë gjë,” tha Donnarumma.

Spektakël i garantuar

Manchester City kërkon të konfirmojë statusin e favoritit në shtëpi, ndërsa Napoli i Contes mbërrin me ambicie të mëdha dhe me një grup lojtarësh që kanë shkruar histori qysh në sezonin e kaluar. Rikthimet e McTominay dhe De Bruyne në “Etihad” pritet të japin emocione të veçanta në një mbrëmje që premton spektakël europian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy