Basha takon ambasadorin e Malit të Zi, flasin për bashkëpunimin rajonal

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, me të cilin diskutoi për fuqizimin e lidhjeve parlamentare dhe rritjen e bashkëpunimit në fusha kyçe politike, ekonomike dhe të sigurisë.

“Gjatë takimit u diskutua fuqizimi i lidhjeve parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Malit të Zi, si dhe rritja e bashkëpunimit në fusha kyçe, përfshirë aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

banner

Kryetari Basha theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta në proceset integruese evropiane, duke kërkuar qëndrime të përbashkëta dhe të palëkundura në mbrojtje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Një pjesë e bisedës ishte edhe roli i shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët “vazhdojnë të shërbejnë si urë lidhëse e komunikimit dhe mirëkuptimit mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në përfundim të takimit, kryetari i Kuvendit e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi përkushtimin e tij që marrëdhëniet mes dy parlamenteve të thellohen edhe më shumë në të ardhmen, në dobi të paqes, progresit dhe mirëqenies së qytetarëve në të dy anët e kufirit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy