Përparim Rama në Shkabaj: Kemi çu projekte përpara – rrugë, kanalizime, transport urban, tash po ndërtojmë shkolla e çerdhe

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar takim me banorët e lagjes Shkabaj.

Rama ka prezantuar projektet e realizuara, që përfshijnë rrugë, kanalizime e zhvillim të transportit urban.

banner

“Jemi këtu në fshatin Shkabaj. Po e përshëndesim gjithë kryeqytetin nga fshati Shkabaj. E dini që kemi çu përpara projekte të ndryshme të rrugëve, kanalizimeve, projekte të biletës së integruar, projekte të transportit urban, për të mirën e gjithë qytetarëve”, tha Rama në një video në rrjetin social Facebook.

Ai theksoi se tash po ndërtojnë shkolla e çerdhe, përderisa u zotua se do t’i adresojë kërkesat e banorëve.

“Tash po ndërtojmë edhe shkolla të reja, çerdhe, e funksione të ndryshme për të mirën e qytetit tonë. Nga afër i dëgjuam edhe kërkesat e qytetarëve këtu, gjithsesi se do të punojmë me i realizu. Kjo është Prishtina përtej, ku puna nuk ndalet. 113 më 12 tetor, fitore pa balotazh”, tha Përparim Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy