“I ka mshefë premtimet që i ka dhënë – Le t’i nxjerrë – Të ballafaqohet me punët – po e pres debatin”, Uran Ismaili për Ramën

by Nexhat

Uran Ismaili, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Prishtinës, ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse nuk i realizon 90 për qind të zotimeve atëherë nuk garon për mandat të dytë.

Ai ka thënë se Përparim Rama i ka fsehur premtimet – duke shtuar se e pret në debat atë dhe të tjerët që garojnë për kryetar të kryeqyetit.

banner

“Nëse nuk i realizoj 90% të zotimeve e premtimeve të mia unë mandat të dytë nuk premtoj në Prishtinë, kjo tregon sa i kam studiu premtimet me ekspertë të ndryshëm, jam gjendje me vë bast karrierën time”.

“Kryetari Rama i ka fshehur të gjitha premtimet, 205 premtimet e tij nuk gjenden askund, sepse i ka të listune”.

“Unë jam duke e pritur debatin me të gjithë”, ka thënë Ismaili. /Gazeta Express

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy