Rohde tregon pse evropianët s’po e takojnë Kurtin në zyrë, flet edhe për masat ndaj Kosovës

by Nexhat

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar letrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku vendet e BE-së thanë se nuk do të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në zyrën e tij.

Rohde tha se është gjithmonë mirë të ketë komunikime të drejtpërdrejta, teksa tha se kjo është politikë e BE-së dhe se arsyeja e kësaj politike është thënë në letrën e BE-së.

banner

“Është një politikë e BE-së. U tha qartë në letër pse është kjo arsye, ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Supreme, ju e keni Kushtetutën tuaj”, tha Rohde në Rubikon në Klan Kosova.

Ai foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, duke thënë se Kosova nuk do të ishte vendi i vetëm që mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Nëse nuk mund ta zgjidhni problemin, zgjedhjet mund të jenë zgjidhje e fundit. Ndoshta pyetja edhe për qytetarët është se aktorët politikë nuk mund ta gjejnë mënyrën për të arritur te kjo çështje”.

“Nëse çdo kush e sheh këtë si rrugëdalje, duhet ta gjejnë një kompromis. Nëse nuk mund të pajtoheni për formimin e institucioneve që do të mundësonin zgjedhjet e parakohshme, parlamentin, kryetarin e kuvendit, nënkryetarët, atëherë për këtë arsye jemi në situatën në të cilën gjendemi tani”, tha Rohde, njofton Klankosova.tv.

Rohde foli edhe për masat që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, ku tha se pozita e Gjermanisë është që masat duhet të hiqen pasi sipas tij, ato kanë targetuar njerëzit e gabuar.

“Pozita jonë është që masat duhet të hiqen sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. S’po hiqen për shkak se janë disa vende në BE që janë skeptike. Ato është dashur të hiqen vitin e kaluar dhe disa ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy