Haaland thyen rekordin historik në Champions në fitoren ndaj Napoli

by jonzefaj

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin 2-0 në “Etihad”, pavarësisht se luajti për një pjesë të mirë të ndeshjes me 10 lojtarë. Heroi i takimit ishte Erling Haaland, i cili theu një tjetër rekord historik.

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve në vetëm paraqitjen e 49-të, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin këtë shifër. Haaland realizoi me kokë pas një asistimi nga Phil Foden në minutën e 56-të, duke kaluar Cityn në avantazh.

banner

Pak më herët, Napoli mbeti me një lojtar më pak pasi Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Haaland, vendim i marrë pas ndërhyrjes së VAR-it.

Në minutën e 66-të, Jeremy Doku dyfishoi shifrat me një gol të bukur pas një aksioni personal, duke vulosur suksesin e kampionëve të Anglisë.

Edhe pse Napoli tentoi të mbrohej dhe portieri Milinkovic-Savic bëri disa pritje vendimtare, nuk mundi të shmangte disfatën e parë në këtë edicion të UCL, ndërsa mbetet ende pa fitore në tokën angleze pas 13 përpjekjesh në të gjitha garat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy