Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 715-të, me përshkallëzim të operacioneve ushtarake dhe deklarata të forta nga liderët botërorë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, duke e cilësuar atë si “një gjenocid në formën e tij më ekstreme”.
I pyetur nga gazetarët lidhur me raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara, i cili akuzon Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gaza, Trump u shpreh:
“Ajo që ndodhi më 7 tetor ishte gjenocid në formën e tij më ekstreme. Pati vrasje, gjymtime, fëmijë të vrarë. Quajeni si të doni, por ky është gjenocid, mendoj.”
Deklarata e tij vjen në një moment kur tensionet ndërkombëtare rreth konfliktit janë në rritje dhe retorika politike po ashpërsohet.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka paralajmëruar zgjerimin e operacioneve në Rripin e Gazës. Sipas burimeve zyrtare, rreth gjysmë milioni banorë janë larguar nga enklava, mes sulmeve intensive dhe përshkallëzimit të ofensivës.