Një marrëveshje senzacionale shumë afër? Izraeli i gatshëm të bëjë paqe me Sirinë e Ahmed al-Shara

by engel

Në një zhvillim të papritur diplomatik, presidenti sirian Ahmed al-Shara ka njoftuar krijimin e një pakti sigurie me Izraelin, duke sinjalizuar fundin e një armiqësie që ka zgjatur gati tetë dekada.

Gjatë një konference për shtyp në Damask, al-Shara – ish-islamist radikal dhe udhëheqës i Sirisë prej vitit të kaluar – e cilësoi marrëveshjen si një “domosdoshmëri”.

banner

Ai sqaroi se pakti synon garantimin e respektimit të hapësirës ajrore dhe integritetit territorial të Sirisë nga ana e Izraelit, me mbikëqyrje ndërkombëtare nga Kombet e Bashkuara.

Edhe pse deri vonë e paimagjinueshme, Damasku dhe Tel Avivi kanë nisur bisedime për ndalimin e sulmeve ajrore dhe tërheqjen graduale të trupave izraelite nga Siria jugore.

Negociatat u zhvilluan në Londër për më shumë se pesë orë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara – të cilat, sipas analistëve, po shfrytëzojnë lidhjet e presidentit Trump si me al-Shara ashtu edhe me Netanyahu.

Në këtë takim, ministri i Jashtëm sirian, Asad al-Shaibani, i dorëzoi homologut izraelit të Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, përgjigjen zyrtare të Sirisë për propozimin e fundit të Tel Avivit.

Sipas burimeve të Axios, propozimi izraelit përfshin:

  • Krijimin e një zone ndalim-fluturimi
  • Një zonë të çmilitarizuar në jugperëndim të Sirisë, sipas modelit të marrëveshjes izraelito-egjiptiane të vitit 1979.

Izraeli kërkon që këto kufizime të mos prekin praninë e tij ushtarake përgjatë kufirit, ndërsa në këmbim do të tërhiqet gradualisht nga zona tampon e krijuar pas largimit të Bashar al-Assad në Moskë, dhjetorin e kaluar.

Sipas Reuters, Uashingtoni synon finalizimin e marrëveshjes përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme. Por al-Shara ka mohuar çdo presion amerikan, duke e cilësuar rolin e SHBA-ve si “ndërmjetësues”.

Ai la të kuptohet se ky pakt mund të hapë rrugën për marrëveshje të tjera dypalëshe, por përjashtoi mundësinë e një traktati paqeje apo normalizimi në stilin e Marrëveshjeve të Abrahamit.

Diskutimi mbi Lartësitë e Golanit, sipas tij, është “shumë i hershëm” dhe mbetet një “çështje e madhe”.

Izraeli ka përjashtuar çdo dorëzim të Lartësive të Golanit, të cilat Donald Trump i njohu njëanshmërisht si territor izraelit gjatë mandatit të tij të parë – pavarësisht që pjesa tjetër e botës i konsideron ende si siriane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy