Brian Mast kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të bëhet prioritet strategjik i SHBA-së

by engel

Kongresisti republikan nga Florida, Brian Mast, ka dorëzuar një amendament të ri në Kongresin Amerikan, duke kërkuar që Shtetet e Bashkuara të rrisin angazhimin në Ballkanin Perëndimor dhe ta vendosin anëtarësimin e Kosovës në NATO si një përparësi të qartë të politikës së jashtme amerikane.

Sipas organizatës “Albanians for America”, e cila ka kontribuar në këtë proces, ky amendament përfaqëson një “hap historik”, duke riautorizuar për herë të parë pas më shumë se dy dekadash një gjuhë të qartë dhe të fuqishme mbi Ballkanin në dokumentet zyrtare të Kongresit. Amendamenti njeh rëndësinë gjeopolitike të rajonit dhe përcakton objektiva të qarta për politikën amerikane.

banner

Pikat kyçe të amendamentit përfshijnë:

  • Mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj të ardhshëm në NATO
  • Presion ndaj Serbisë për të reduktuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën
  • Ekspozimin e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në fushat e teknologjisë dhe sigurisë
  • Zgjerimin e sanksioneve kundër aktorëve që pengojnë paqen dhe stabilitetin në rajon

Amendamenti kërkon që Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike të hartojë një strategji të re për rivendosjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Strategjia do të përfshijë:

  • Caktimin e ambasadorëve amerikanë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë
  • Rekomandime për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në NATO
  • Mbështetje të vazhdueshme për marrëveshjen e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit me Kosovën
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy