Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit vazhdon të jetë një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në vend, duke rritur shqetësimin për sigurinë rrugore. Autoritetet policore po intensifikojnë masat ndëshkuese, me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe uljen e numrit të incidenteve.
Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës së raportuar nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar:
– 25 aksidente me të lënduar
– 38 aksidente me dëme materiale
Policia ka vazhduar me zbatimin rigoroz të rregullave të komunikacionit, duke shqiptuar gjithsej 2571 gjoba vetëm brenda 24 orëve të fundit. Këto masa synojnë të disiplinojnë drejtuesit e automjeteve dhe të rrisin ndërgjegjësimin për sigurinë në rrugë.
Në të njëjtën periudhë, policia ka arrestuar 22 persona, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje. Shkeljet variojnë nga drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, deri te mosrespektimi i sinjalistikës rrugore dhe rrezikimi i pjesëmarrësve të tjerë në trafik
