Trepça udhëton drejt Bullgarisë për ëndrrën e Champions League

by jonzefaj

Kampionia e Kosovës, Trepça ka udhëtuar sot drejt Bullgarisë për të zhvilluar ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Mitrovicasit për herë të dytë radhazi marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

banner

Këto kualifikime do të mbahen në Samokov të Bullgarisë nga 19 deri më 25 shtator.

Sfida e parë e mitrovicasve do të jetë ndaj skuadrës së njohur holandeze, Heroes Den Bosch, të hënën nga ora 20:00.=

Nëse kampionët e Kosovës kalojnë këtë pengesë, atëherë në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Njëzet e katër (24) ekipe do të garojnë në tre (3) turne të Raundit Kualifikues.

Për të qenë pjesë e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë, ‘Xehetarët’ duhet të fitojnë tri ndeshje.

Nëse nuk arrijnë të fitojnë, atëherë do të garojnë në grupet e FIBA Europe Cup, sikur edicionin e kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy