Imri Ahmeti inauguron stadiumin e ri në Dobrajë të Madhe: “Vetëm fillimi i sukseseve!

by informim peje

Komuna e Lipjanit ka shënuar një tjetër arritje në infrastrukturën sportive me hapjen zyrtare të stadiumit të ri në fshatin Dobraja e Madhe. Kjo ngjarje u përmbyll me një ndeshje simbolike mes veteranëve të KF Arbëria dhe atyre të KF Uniteti, duke i dhënë kështu edhe një vlerë emocionale ceremonisë inaugurale.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh i entuziazmuar për përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin dhe sportin vendor.

banner

“Nga sot, Dobraja e Madhe ka stadiumin e saj të ri, që u hap zyrtarisht me një ndeshje mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti. Një stadium modern, me standarde bashkëkohore, që plotëson të gjitha kushtet për klubin KF Arbëria. Urime Dobraja, urime KF Arbëria! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re!” – ka shkruar Ahmeti.

Stadiumi i ri përmbush të gjitha standardet moderne për zhvillimin e ndeshjeve dhe stërvitjeve, duke ofruar kushte optimale për futbollistët dhe tifozët. Ky investim pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm të sportit në këtë pjesë të komunës dhe të nxisë angazhimin e të rinjve në aktivitete sportive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy