Dobraja e Madhe, bastion i pathyeshëm i Imri Ahmetit

by informim peje

Dobraja e Madhe është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, ku kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka përshkruar një atmosferë të jashtëzakonshme entuziazmi dhe përkrahjeje masive nga qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti theksoi se kjo mbështetje e fuqishme vulosi fitoren e pritshme në këtë zonë.

banner

“Sot, dita ishte për Dobrajën, dhe mbrëmja na gjeti sërish këtu, në një atmosferë të jashtëzakonshme, përplot entuziazëm dhe përkrahje,” shkruan kryetari Ahmeti. Ai nënvizoi se ky takim madhështor dëshmoi besimin e palëkundur që qytetarët kanë ndaj vizionit dhe punës së ekipit të tij.

Sipas kryetarit, Dobraja tashmë ka përfituar infrastrukturë të rëndësishme, duke përfshirë rrugë moderne dhe stadium futbolli, ndërkohë që në të ardhmen e afërt pritet ndërtimi i një çerdheje, që do të plotësojë nevojat e komunitetit.

“Kjo mbështetje e fuqishme nuk është rastësi. Ajo është rezultat i modelit tonë qeverisës, të qartë dhe të dëshmuar për qytetarët,” përfundoi Ahmeti, duke theksuar se Dobraja e Madhe mbetet bastioni i pathyeshëm i ekipit të tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy