Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në fjalimin e tij para ndërtesës së Kryeministrisë në Shqipëri, ndër të tjera ka treguar një ngjarje që i ka lënë shenjë dhe e ka emocionuar.
Clinton tha se teksa ndodhej në një restorant në SHBA së bashku me 12 persona të tjera, kamarieri që erdhi për të marrë porosinë, pasi pa kush ishte, uli tabakanë dhe iu ul në gjunjë duke thënë “falë teje familja ime është gjallë”.
Ai tha se menjëherë e kuptoi që ishte shqiptar i Kosovës.
“Pasi kam lënë Shtëpinë e Bardhë me kanë ndodhur dy gjëra. Isha në një restorant, kamarieri erdhi të merrte porosinë, pa kush ishte, hoqi tabakë dhe mu ul në gjunjë dhe më tha, “falë teje familja ime është gjallë. Ata që ishin me mua nuk e kuptuan, unë i thash është shqiptar nga Kosova” u shpreh Clinton.