Rutte në Beograd: Brengosëse dhuna ndaj civilëve, KFOR-it dhe gazetarëve

by informim

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se  është i domosdoshëm de-përshkallëzimi i situatës në Veri të Kosovës.

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bethel, Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka raportuar kosovo-online.

banner

“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka dekalruar ai.

“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evr`opian”, ka shtuar kryeministri holandez.

Ai tha se Luksemburgu dhe Holanda mbështesin të ardhmen evropiane dhe janë të gatshme të punojnë me Serbinë teksa ndërmerr hapa për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe reformat e nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy